INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hetimet/ Ja pse u shpall në kërkim Elvana Gjata, zbulohet për ku fluturoi këngëtarja pak orë pas vrasjes në ish-Bllok [FOTO]

Hetimet/ Ja pse u shpall në kërkim Elvana Gjata, zbulohet për ku fluturoi këngëtarja pak orë pas vrasjes në ish-Bllok [FOTO]

Publikuar më: 16:12 10-10-2018

Këngëtarja Elvana Gjata është shpallur në kërkim policor për vrasjen e ndodhur të enjten mbrëma te ish-Blloku, ku u përfshi edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, që po ashtu është i kërkuar për ngjarjen.

Sipas “Panorama.al” sistemi Tims ka verifikuar se Elvana Gjata është larguar nga vendi pak orë pasi ka ndodhur krimi, pa dhënë shpjegime në polici. Ajo është larguar nga Shqipëria rreth orës 5:00 të mëngjesit të së premtes, disa orë pas vrasjes së Fabian Gaxhës. Sipas policisë, këngëtarja është nisur drejt Austrisë dhe më pas sipas të dhënave ajo ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku ndodhet aktualisht.

Të afërm të Gjatës thonë se këngëtarja e kishte planifikuar udhëtimin para ngjarjes sepse kishte një koncert dhe nuk ka pasur si qëllim të largohet nga hetimet e policisë Dëshmia e saj është shumë e rëndësishme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

bil.jpg

Në dokumentacionin e paraqitur në Prokurorinë e Tiranës nga policia në lidhje me vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve në lokalin “Metropol” në pronësi të Redi Popeskut, renditen edhe veprime të tjera hetimore.

“Nga ana jonë është bërë sekuestrimi i DRV-ve që ndodhen pranë vendit të ngjarjes, të gjitha provave materiale si dhe të gjitha vendimet e ekspertimeve përkatëse për këto prova material. Gjthashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve Elvana Gjata (31 vjeç), Mevjol Bilo (41 vjeç), Ervin Mata (31 vjeç) dhe Fabio Allushi (42 vjeç). Për sa më lart nga deklarimet e shtetasit Redi Popesku rezulton se: Shtetasi Ervin Mata së bashku me personin (Joli oficer në Zall-Herr), për të cili disponojmë gjeneralitetet Mevjol Bilo dhe dy persona të tjerë kanë hyrë në lokalin “Monopol” rreth orës 18:00. Më pas Ervin Mata ka dale jashtë dhe është takuar me të dashurën e tij Elvana Gjata dhe kur u fut brenda ishte shumë i acaruar” – thuhet në dosjen e referuar në Prokurori.

Sipas burimeve Elvana Gjata nevojitet të sqarojë bisedën me të dashurin e saj, që e acaroi atë. Prandaj ajo është shpallur në kërkim dhe kërkohet shoqërimi i saj për t’u marrë në pyetje rreth ngjarjes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035932064056396