INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hetimet për Shullazin, pyetet ish kandidatja për Rektore, Dibra. Ja ç'thotë...

Hetimet për Shullazin, pyetet ish kandidatja për Rektore, Dibra. Ja ç'thotë...

Publikuar më: 15:27 31-05-2016

Ish-kandidatja për rektore, Klodeta Dibra dhe zv/drejtori i Hipotekës, Besnik Hysenbelliu janë thirrur për tu pyetur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me dosjen Shullazi. ABC Neës ka mësuar se pyetja e tyre, është bërë me cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjet për të cilat po hetohet Emiljano Shullazit dhe banda e tij. Zyrtarisht, prokuroria pranon marrjen në pyetje të znj.Dibra dhe z.Hysenbelliu por tregohet mjaft e rezervuar për të dhënë detaje në lidhje me deklarimet e tyre. Për të shmangur rrjedhjen e informacionit, mësohet se pyetjen i kanë bërë vetë prokurorët e çështjes, Elizabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi.
Burimet kofidenciale pranë Prokurorisë së Përgjithshme thanë se Klodeta Dibra ka mohuar përfshirjen e saj në kanosjen ndaj profesorit Mynyr Koni dhe njohjen personale me Emiljano Shullazin dhe personave që rrinë pranë tij.
Për llogari të kësaj dosje, prokurorët kanë pyetur edhe nr.2 të Hipotekave, Hysenbelliu, me cilësinë e personit që ka djeni për disa veprime hipotekore, që vartësit e tij kanë kryer për regjistrimin e disa pronave për të cilët po heton prokuroria.

Article Logic
Execution time: 0.0035998821258545