INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hey Google, Hey Siri.Updati i fundit në iOS

Hey Google, Hey Siri.Updati i fundit në iOS

Publikuar më: 08:00 22-11-2018

Apple ndoshta nuk ka ndërmend të lejojë konkurrentët të përfitojnë nga Siri Shortcuts në këtë mënyrë, por tani mund të përdorni Google Assistant në iPhone duke thënë "Hej Siri, OK Google".

Instagram Banner

Por mos prisni një përvojë të përsosur sepse kjo kërkon hapa të shumëfishta. Pas përditësimit të aplikacionit Google Assistant në iOS, duhet të hapni aplikacionin për të krijuar një shortcut të ri për Siri të Google Assistant.

Siç sugjeron emri, Siri Shortcuts ju lejon të regjistroni fraza të personalizuara për të nisur aplikacione ose veçori të veçanta. Për shembull, mund të krijoni shkurtore Siri për të luajtur listën tuaj të preferuar për muzikë, të shkruani tekstin që dëshironi dhe më shumë. Nëse doni të komandoni së bashku veprime të shumta, mund të krijoni edhe algoritma të ndërlikuara duke përdorur aplikacionin Apple Shortcuts.

Përsëri, Google sugjeron shprehjen "OK Google". Ju mund të zgjidhni diçka më të shkurtër, ose "Hej Google", për shembull. Pas vendosjes së kësaj, mund të thërrisni Siri dhe të përdorni këtë frazë për të nisur aplikacionin e Google edhe pse duhet diçka e kotë dhe qesharake.

 

©️insmart.al

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221