Një video e çuditshme e publikuar këtë të hënë nga American Mirror tregon kandidaten për presidente të SHBA, Hilary Clinton, duke mbajtur një fjalim gjatë një fushate në Philadelphia teksa sytë e saj lëviznin në drejtime të ndryshme.
Pas debateve të shumta që “shpërthyen” në internet për klipin, Clinton tha në një intervistë për Florida ABC se është mirë dhe nuk ka nevojë të kryejë teste neurologjike.
“Nuk kam nevojë për një gjë të tillë. Më vjen shumë keq që u sëmura me pneumoni, por jam e lumtur që më ndihmuan antibiotikët. Tanimë është diçka që ka mbetur pas,” – është shprehur ajo pasi u pyet nga Sarina Fazan nëse ishte e rrezikuar ndaj çrregullimeve mendore apo alzheimer.
“Kam plotësuar standartet që duhet të ketë çdo kush që kandidon për president përfshirë informacione në lidhje me shëndetin tim” vazhdoi Clinton.