Hillary Clinton ka siguruar një fitore të rëndësishme përballë Bernie Sanders në garën brenda të majtëve në Karolinën e Jugut. Me thuajse të tërë votat të numëruara, ajo ka kryesuar thellë në Karolinën e Jugut, me 73 për qind të tyre në favor të saj.
Kundërshtari i saj, senatori Bernie Sanders, e përgëzoi menjëherë, duke premtuar gjithashtu ta vijonte përpjekjen e tij. “Kjo fushatë është vetëm fillimi,” tha Sanders.
Hillary Clinton, nga ana e saj, do të shprehej përmes një mesazhi, “Për Karolinën e Jugut, për vullnetarët në zemër të fushatës sonë, për mbështetësit që i japin fuqi asaj: faleminderit!”
Për ish-Sekretaren e Shtetit, fitorja ishte veçanërisht e rëndësishme sepse i jep fushatën vrullin dhe optimizmin që duke se i kishte munguar në javët e fundit pikërisht në kohë për Super të Martën, më 1 mars, kur do të votohet në 11 shtete.