INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Histori me fund të lumtur/Shqiptarët i shpëtojnë jetën një gjermani

Histori me fund të lumtur/Shqiptarët i shpëtojnë jetën një gjermani

Publikuar më: 15:55 31-12-2018

Një shtetas gjerman ishte zhdukur mbi 4 orë në Brezovicë. Patriku ka shkuar vetëm në Kosovë. Dje rreth orës 17:00 u dha lajmi se shtetasi gjerman që po qëndron për pushime në Brezovicë, kishte humbur. Atë kohë pati një mobilizim të Klubit Alpin “Dardania” e Klubit Alpin “Prishtina” që nën menaxhimin e shoqatës “Skijimi” kërkuan për disa orë për personin e humbur. Sipas informacioneve që ka siguruar Express, personi ka humbur për shkak të mjegullës.

“Pasi e ka zënë mjegulla ka mbetur aty në ftoftë dhe nga aty nuk ka mundur të lëvizë. Ai ka qenë i pajisur me pajisje adekuate përndryshe nuk do të mund t'i mbijetonte të ftohtit deri në mëngjes”, thanë alpinistët.

Patriku është gjetur mbrëmë rreth orës 21:00. Momentalisht mësohet se ai është mirë me shëndet vetëm pak i tronditur dhe po vazhdon të qëndrojë në Brezovicë.

Lajmi për humbjen e tij u bë nga Klubi Albin ‘Dardania’ të cilët përmes disa imazheve kanë bërë të ditur se ekipi i tyre është duke marrë pjesë në aksionin për gjetjen e shtetasit gjerman.

 

Histori pozitive/Shqiptarët i shpëtojnë jetën një gjermani

 

Një shtetas gjerman është zhdukur mbi 4 orë në Brezovicë. Patriku ka shkuar vetëm në Kosovë.

Dje rreth orës 17:00 u dha lajmi se shtetasi gjerman që po qëndron për pushime në Brezovicë, kishte humbur. Atë kohë pati një mobilizim të Klubit Alpin “Dardania” e Klubit Alpin “Prishtina” që nën menaxhimin e shoqatës “Skijimi” kërkuan për disa orë për personin e humbur.

Sipas informacioneve që ka siguruar Express, personi ka humbur për shkak të mjegullës.

“Pasi e ka zënë mjegulla ka mbetur aty në ftoftë dhe nga aty nuk ka mundur të lëvizë. Ai ka qenë i pajisur me pajisje adekuate përndryshe nuk do të mund t'i mbijetonte të ftohtit deri në mëngjes”, thanë alpinistët.

Patriku është gjetur mbrëmë rreth orës 21:00.

Momentalisht mësohet se ai është mirë me shëndet vetëm pak i tronditur dhe po vazhdon të qëndrojë në Brezovicë.

Lajmi për humbjen e tij u bë nga Klubi Albin ‘Dardania’ të cilët përmes disa imazheve kanë bërë të ditur se ekipi i tyre është duke marrë pjesë në aksionin për gjetjen e shtetasit gjerman.

Article Logic
Execution time: 0.0039458274841309