INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e prostitutës, që refuzoi 1500 euro nga biznesmeni

Historia e prostitutës, që refuzoi 1500 euro nga biznesmeni

Publikuar më: 11:49 14-06-2016

Një prostitutë minorenen F.GJ, e punësuar fillimisht si balerinë në një lokal tallava në Tiranë, tregon se sa paguhej nga persona të ndryshëm për një akt seksual. Ajo ka thënë se pagesat që merret shkonin nga 500 deri në 1500 euro.
E mitura ka dëshmuar në gjykatë se çfarë ka ndodhur me të, pasi pronari i lokalit që e kshte punësuar është në gjykim.
Në lidhje me punën e saj si balerinë në lokalin e tallavasë, e mitura F.Gj. në dëshminë siguruar nga “Panorama” ka shpjeguar se pronari i lokalit, i pandehuri I. Peraj, i ka thënë në dy raste që të shkonte me klientë me pagesë. Ajo tha se në rastin e parë ai ishte një shok i pronarit, i cili i premtoi 500 euro dhe një makinë në këmbim të marrëdhënieve seksuale me të, por nuk pranoi.
Në rastin tjetër, klienti ishte një shok tjetër i të pandehurit Peraj, njëherësh pronar i një hoteli  në Tiranë. Në ditët që ky person shkonte te lokali me muzikë tallava i të pandehurit Peraj, ky i fundit e ka shtyrë të miturën që të kryente marrëdhënie seksuale me mikun e tij, duke i thënë “shko me të se është bingo e madhe”.
F.G. pranon dhe bashkë me sipëmarrësin shkoi në hotel gjatë orëve të ditës. Po sapo u futën në dhomë, pronari i hotelit ka nxjerrë 1500 euro, të cilat ajo i ka marrë dhe i ka futur në xhep.
Në momentin që biznesmeni po hiqte këmishën, vajza e ka refuzuar. Ajo rrëfen se ka ndier neveri dhe nuk ka pranuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të dhe i ka kthyer paratë. Biznesmeni fillimisht ka insistuar me fjalë, por nuk ia doli dhe e dërgoi minorenen te lokali ku punonte.

Article Logic
Execution time: 0.0023350715637207