INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e rrallë e një mjeku që ka dalë nga koma! Ai thotë se ''takoi'' ferrin

Historia e rrallë e një mjeku që ka dalë nga koma! Ai thotë se ''takoi'' ferrin

Publikuar më: 15:09 26-11-2018

Shkenca nuk beson në fe, po ky nuk është rasti i një mjeku, i cili ka dalë nga koma dhe ka rrëfyer momentet se çfarë ai ka bërë në botën tjetër. Mjeku Rajvi Parti, ka treguar për ‘Daily Mail’ se bota e përtejme ekziston dhe se ai gjatë kohës që ka qenë në koma ka parë imazhe të njerëzve të vdeku,r të cilët i kanë rrëfyer ato ç’ka ata përjetojnë në botën tjetër.
Parti është i bindur se ishte në ferr dhe dëgjonte ulërimat e shpirtrave që digjeshin.
Rajiv Parti ka qenë për vite të tëra shef i anestezisë. Ai në 2008 u diagnostifikua me kancerin e prostatës.
Për operimin e tij, Rajiv Parti mori kirurgun më të mirë për të kryer operacionin, e ndonëse ky i fundit i tha se gjithçka do të shkonte mirë, në fakt nuk ndodhi kështu.
Pas plot 5 ndërhyrjeve kirurgjikale brenda vitit, Part ndihej edhe më keq dhe zgjidhja e vetme në mungesën e alternativave ishte një tjetër operacion.
Herën e gjashtë, sapo anestezia dha efektin e saj, mjeku e gjeti veten mbi trupin e tij dhe shikonte kirurgët që kryenin operacionin mbi të.
Dr. Part tregon se gjithçka ishte e gjallë dhe me detaje, madje nuk shihte vetëm doktorët në sallën e operacionit por edhe nënën e motrën të ulura në kolltukun e shtëpisë së familjes, mijëra milje larg, në New Dehli, ku ishte rritur.
Ai thotë:
Fillova të kisha frikë. Çfarë po ndodhte? A do të rikthehesha më në trupin tim? A kisha vdekur?”
Brenda pak fragmentesh kohore, Part rrëfen se po ndjente një frikë të papërshkrueshme.
Rajiv Part shpjegon:
Dëgjoja ulërima nga dhimbjet dhe ankth. Tym dhe një erë të rëndë të mishit që digjej. E dija që isha në buzë të ferrit. U përpoqa t’ia mbathja, por ishte e pamundur. Një forcë e padukshme më mbante ndërsa një zë më fliste në kokë: “Ke bërë një jetë materialiste e egoiste”… e dija që ishte e vërtetë dhe më erdhi zor nga vetja. Përgjatë viteve kisha humbur empatinë për pacientët e mi. Të lutem Zot më jep një shans tjetër.”
Sapo mjekut i doli anestezia, gjithçka që sapo kishte përjetuar ishte një kujtim i gjallë që mund ta përshkruante me detaje.
Pasi u rehabilitua nga operacioni me sukses, Rajiv hoqi dorë nga pozicionin si shef i anestezisë në Bakersfield Heart Hos.

Article Logic
Execution time: 0.0036470890045166