INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e trishtë e 27-vjeçarit, martohet por…pa një nuse

Historia e trishtë e 27-vjeçarit, martohet por…pa një nuse

Publikuar më: 09:33 15-05-2019

Ajay Barot kishte një dëshirë, të kishte një dasëm të madhe.

Gjithmonë 27-vjecari pyeste për veten kur martoheshin kushërinjtë e tij.

Familja vendosi ta martonte dhe e gjithë dasma u organizua sikundër e do tradita indiane. Por në dasëm mungonte një element dhe ajo ishte nusja.

Ajay u martua sipas të gjitha traditave me një dasëm të madhe por pa një nuse. Por përse ky vendim? Ajay është një djalë me aftësi ndryshe dhe familja e kishte të pamundur të gjente një nuse për të.

Por kjo nuk e ndaloi familjen e djalit që t’i plotësonte ëndrrën. Në dasëm kishte plot 200 njerëz të cilët morën pjesë në ceremoninë e organizuar sikur të ishte një dasëm normale. Babai i djalit u shpreh se ishte i lumtur që arriti të lumturonte Ajay i cili kishte humbur nënën kur ishte fare i vogël.

Ai rrëfeu se e kishin të ëvshtirë të gjenin një nuse prandaj me familjen vendosën që t'i organizonin festën siç ai e dëshironte.

“Jam shumë i lumtur që realizova ëndrrën e djalit pa menduar se cfarë do të thotë shoqëria” nënvizoi i ati i 27-vjecarit historia e të cilit u bë virale në mediat ndërkombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.0034317970275879