INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historike. Nënshkruhet në Prespë marrëveshja për emrin. Hapet drita jeshile për Maqedoninë

Historike. Nënshkruhet në Prespë marrëveshja për emrin. Hapet drita jeshile për Maqedoninë

Publikuar më: 09:39 17-06-2018

Merr fund odiseja e mosmarrëveshjes disavjeçare mes Greqisë dhe Maqedonisë, për çështjen e emrit. Hapet drita jeshile për Maqedoninë e cila tashmë njihet me emrin e ri, Republika e Maqedonisë së Veriut. Drejtuesit më të lartë të dy vendeve firmosën sot marrëveshjen ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian.   

dimitrov-cipras.jpg

Kryeministri Alexis Tsipras i Greqisë dhe Zoran Zaev i Maqedonisë mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp ndërsa marrëveshja e arritur më herët u nënshkrua nga ministrat e tyre të jashtëm dhe ndërmjetësuesi i OKB-së Methju Nimiç.   

sa_bukur.jpg

Në marrëveshjen me 20 pika përcaktohet emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut si zgjidhje erga omnes, me përdorim të përgjithshëm. Pjesë e ceremonisë ishin edhe përfaqësuesja e Lartë e BE,  Federika Mogerini eurokomesari për zgjerim, Johanes Han zv/sekretarja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Rozmari Di Karlo, etj.

finalja.png

Zaev mbërriti me anije me motor në zonën e Prespës, ndërsa u prit nga Tsipras në anën greke të liqenit, ku dy liderët u përqafuan ngrohtësisht. Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë arritën në rajonin kufitar të Prespës të dielën ku u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes që i dha fund mosmarrëveshjeje të vjetër midis dy vendeve lidhur me emrin Maqedonisë. 

te_lumtur.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0033760070800781