Ndarja nga jeta e kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo tronditi publikun shqiptar.
Këtë paradite në orën 11:00 do të zhvillohen edhe homazhet në nder të kompozitorit.
Homazhet do të mbahen te Radio Televizioni Shqiptar ndërsa në orën 13:00 ai do të përcillet për në banesën e fundit.
Kompozitori humbi jetën ditën e djeshme për shkak të një arresti kardiak.
Aleksandër Lalo do të mbahet mend si një nga kompozitorët më të dashur për publikun shqipar dhe krijues i shumë veprave muzikore që kanë lënë gjurmë në artin shqiptar.