INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Homoseksualiteti në djemtë e mitur, Tritan Shehu: ‘Trajtojini si burra’

Homoseksualiteti në djemtë e mitur, Tritan Shehu: ‘Trajtojini si burra’

Publikuar më: 11:03 31-03-2018

Një nga temat më të ndjeshme të shoqërisë shqiptare padyshim që është edhe homoseksualiteti, temë kjo që është trajtuar paksa si tabu për opinionin kolektiv.

Së fundmi debati nëse duhet të futen në shkolla seminaret për trajtimin e çështjeve të komunitetit LGBT ka ngjallur goxha reagim në opinionin publik.

Ndërsa një qytetar i ka shkruar se djali i tij 13-vjeçar është gay, deputeti Tritan Shehu ka reaguar duke dhënë opinionin e tij me anë të një postimi në facebook.

Shehu e konsideron moshën 13 vjeçare si të herët për të thënë një përkufizim me termin gay.

Postimi i plotë:

Diçka reth homoseksualitetit mbi të cilin po diskutohet e po spekullohet këto ditë:

Dikush më shkruan për të birin 13 vjeç, duke e përcaktuar atë « gay » dhe që sipas tij po pëson në shkollë për këtë aresye, diskriminim.

Unë ju përgjigja:

« 13 vjec gay?! Është akoma fëmijë, nuk ka arritur formim dhe preferenca seksuale, aq më shumë një djalë. Ai mund të ketë zërin më të hollë etj, por nuk mund të bësh konkluzione në këtë moshë. Pra ju gaboni rëndë që arrini në të tilla përcaktime kaq herët, që pastaj kondicionojnë sjelljen tuaj ndaj tij dhe influencojnë negativisht për zhvillimin e mëtejshem normal të djalit. Stimulojeni djalin të lozë futboll, blejini një palë dorreza boksi, trajtojeni si “burrë”, mësojeni të jetë i fortë, përballues, etj!

Mos u ngutni, ka kohë për konkluzione ».

Në këtë linjë po ju bashkëngjis link-un e një kënge kuptimplotë të Sanremos 2009, «LUCA ERA GAY» të Povias.

I lutem medias ta tranzmetojnë sa me shpesh, kujdo tjetër ta promovojë këtë këngë, e cila përmban një të vërtetë, një mesazh të qartë edukativ e të dobishëm.

sdrgf234.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158