INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horror në Fier, nëna tenton të mbysë në lumë 2 vajzat e mitura dhe më pas i vë flakën shtëpisë

Horror në Fier, nëna tenton të mbysë në lumë 2 vajzat e mitura dhe më pas i vë flakën shtëpisë

Publikuar më: 08:41 14-08-2018

Policia ka vënë në pranga një 42 vjeçare në Fier. Shkak për këtë është bërë tentativa e Rudina Kishtës, e cila ka tentuar që të mbysë 2 vajzat e saj të mitura si edhe tw djegw banesën e bashkëjetuesit të saj. 42 vjeçarja është arrestuar në flagrancë nga policia. Sipas të dhënave të uniformave blu, 42 vjeçarja ka tentuar të mbysë në lumin Seman dy vajzat e saj binjake vetëm 6 vjeçe dhe më pas ka tentuar të djegë shtëpinë.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.b Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë dy vajzat e saj të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t’i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.
Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga nenet 79/c, 22 dhe 151/2 të Kodit Penal”.

Article Logic
Execution time: 0.0037038326263428