INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horror në një kopsht shqiptar. Minjtë dilnin nga gropat kur fëmijët hanin ushqimin

Horror në një kopsht shqiptar. Minjtë dilnin nga gropat kur fëmijët hanin ushqimin

Publikuar më: 16:12 20-11-2017

Që infrastruktura në sistemin arsimor është në kushte skandaloze, kjo është denoncuar në shumë raste, por rasti më i tmerrshëm mund të thuhet se ka ndodhur vetëm 30 minuta larg kryeqytetit. Bëhet fjalë për një kopsht shtetëror në qytetin e Laçit, ndërsa situatën horror e ka bërë publike në sy të kryeministrit drejtoresha e kopshtit, i cili tashmë ka një tjetër pamje pas investimeve të qeverisë shqiptare.

Drejtoresha e kopshtit:
"Ky është kopshti më i madh në rrethin Kurbin. Ishte në gjendje të amortizuar. Ishim copë-copë, gropa-gropa. Dilnin minjtë nga gropat. S’kishim ujë. S’kishim drita. U dogjëm. 6 muaj përpara se të bëheshin punimet ne u dogjëm. Thirra zjarrfikësen. Kemi shpëtuar fëmijët nga dritaret. Na u bë kjo godinë shumë e mirë, me të gjitha kushtet”.
Ndërsa kryeministri tha se rilindja e sistemit arsimor është një prej prioriteteve të qeverisë së tij, ndërsa për vitin e ardhshme ka këtë projekt.
Edi Rama:
“Në buxhetin e vitit tjetër kemi një tjetër paketë të rëndësishme, me 300 qendra shëndetësore në të gjithë Shqipërinë me standarde europiane dhe me po kaq shkolla të rindërtuara kompletojmë më në fund të gjithë nevojën e trashëguar prej çerekshekulli që faktikisht na mbeti në dorë me gjithë këto gërmadha të tmerrshme nga të katër anët e Shqipërisë për shkak të mungesës së prioritizimit dhe të vëmendjes të fokusuar hap pas hapi”.

Article Logic
Execution time: 0.0035219192504883