INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horror në një shtëpi për të moshuar. Pacientët lidheshin me litar dhe dëndeshin me qetësues

Horror në një shtëpi për të moshuar. Pacientët lidheshin me litar dhe dëndeshin me qetësues

Publikuar më: 15:27 31-05-2018

Horror në një shtëpi për të moshuarit në San Lazzaro di Savena, në Bolonja, Itali. Karabinierët morën masa parandaluese kundër 4 personave, midis tyre menaxherë dhe punonjës të strukturës. Ata akuzohen për keqtrajtim dhe ngacmim. Për prokurorin "pozicionet e disa të dyshuarve mund të përkeqësohen dhe krimi i torturës mund të mendohet, duke marrë parasysh dëmet mendore dhe fizike të shkaktuara". Nga operacioni u shpëtuan 2 pacientë. Sipas asaj që deklaroi gjyqtari Alberto Ziroldi operacioni "mundësoi shpëtimin e jetës së dy pacientëve. Ajo që ka dalë nga hetimi është një menaxhim i papranueshëm i ndaj të moshuarve, definitivisht me kontrollin fizik. "Zgjidhjen në fund e gjen, duke e kthyer atë në një mumje dhe problemi zgjidhet". Kjo është mënyra sesi fliste pronari i shtëpisë për të moshuar "Fiore" të San Lazzaros. Gjashtë personat e moshuar që jetonin në qendrën e kujdesit privat, sipas hetimeve janë mbajtur me barna psikotrope dhe qetësues, dhe në disa raste ata lidheshin në shtrat që të mos shqetësonin punonjësit gjatë natës.

Në telashe, përveç pronarit të shtëpisë së të moshuarve një shtatëdhjetëvjeçar që ka përfunduar i burgosur, është edhe koordinatori i shtëpisë. Po kështu një mjek u pezullua nga profesioni, i akuzuar se siguronte, në këmbim të parave, vulat e tyre dhe librat e recetave në mënyrë që menaxheri i strukturës të mund të marrë furnizime me barna. Mjeku akuzohet gjithashtu për delegimin e funksioneve të tij sanitare.

Article Logic
Execution time: 0.0038430690765381