INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horror në SHBA: Nëna shikon të dashurin që i përdhunon dhe i vret vajzën 10-vjeçare

Horror në SHBA: Nëna shikon të dashurin që i përdhunon dhe i vret vajzën 10-vjeçare

Publikuar më: 08:42 12-10-2016

Një ngjarje që i kalon kufijtë e çdo imagjinate apo filmi horror. Viktoria 10 vjeçe u vra në ditën e ditëlindjes së saj. Një grua ka lënë dhe ka parë të dashurin e saj dhe kushërirën e tij të përdhunonin dhe vrisnin vajzën e saj, ndërsa 20 minuta më vonë ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Ngjarja tronditëse ndodhi më 23 gusht të këtij viti në New Mexico të SHBA-ve, dhjetë ditë pas ditëlindjes së vajzës, Victoria shkruan Daili Mail.

Sipas raportimit të policisë, trupi i saj i pajetë u gjet i gjymtuar brenda apartamentit dhe se ajo ishte droguar nga njëri prej burrave.

Michelle Martens, Fabian Gonzales dhe kushërira e tij, Jessica Kelley u arrestuan si të dyshuar për ngjarjen. Rreth dy muaj pas ngjarjes nëna 35-vjeçare ka rrëfyer rrethanat e ngjarjes.

Ajo ka pranuar para policisë se kishte marrë para nga i dashuri për të kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj, por sipas dyshimeve të policisë më e tmerrshmja është se ajo e ka bërë këtë nga kënaqësia për të parë këtë akt të tmerrshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0038950443267822