INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humb jetën personi i parë për 2018, pasi hodhi fishekzjarrë

Humb jetën personi i parë për 2018, pasi hodhi fishekzjarrë

Publikuar më: 10:24 01-01-2018

Policia bën me dije se një 16-vjeçar ka ndërruar jetë në taracën e pallatit të tij teksa ishte duke hedhur fishekzjarrë. Mësohet se adoleshenti është gjetur pa shenja jete nga familjarët në tarracën e shtëpisë, ku ai ishte ngjitur për të parë atmosferën festive.

Njoftimi i policisë:

Me datë 01.01.2018, rreth 01:00 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Laç, është dërguar nga familjarët pa shenja jete, shtetasi i mitur K.Gj. 16 vjeç, banues në Sanxhak – Kurbin.
Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se ky shtetas ka hipur në tarracë të shtëpisë për të plasur fishekzjarre, dhe është gjetur më pas nga familjarët në tarracë, pa shenja jete me një dëmtim në kokë.
Pritet ekspertiza mjeko – ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit në kokë. Grupi hetimor në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318