INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humb njeriun më të dashur, shkrimtarja shqiptare fjalë rënqethëse për të birin

Humb njeriun më të dashur, shkrimtarja shqiptare fjalë rënqethëse për të birin

Publikuar më: 08:45 06-05-2018


Ka humbur njeriun e saj më të afërt, djalin e vetëm. Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka ndarë lajmin e hidhur duke i kushtuar fjalë rënqethëse birit të saj.

‘’Miqtë e mi, mbrëmë në një orë të vonë të natës, u nda nga jeta biri im i vetëm, Jerin van den Brink, në të tëtëmbëdhjetet e tij ,prej një sëmundje shumë të rrallë nga e cila vuajti kohët e fundit.Nuk është e lehtë për një nënë të lyejë bojën me të zezë për të tillë lajm, as ta pranojë humbjen e qenies më të dashur që pata dhe kam mbi këtë dhe. Me drojën se nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij , uroj të dëgjoj vetëm lajme të mira prej jush. Sipas dëshirës së Jerinit, ceremonia e lamtumirës do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, ku im bir jetonte prej disa vitesh pas një fëmijërie të gjatë në Shqipëri. Për miqtë e mi në Shqipëri do të jem në Atdhe përgjatë muajit qershor”

7E4086D9-0114-41C7-B357-1E0A1542BEFC.jpg

Flutura.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003464937210083