INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbi gishtat në protestë, ja si është gjendja e polices Ina Nuka pas 7 orëve operacion! [FOTO]

Humbi gishtat në protestë, ja si është gjendja e polices Ina Nuka pas 7 orëve operacion! [FOTO]

Publikuar më: 22:38 12-12-2018

Disa ditë më parë oficerja e policisë Ina Nuka mbeti e plagosur pas shpërthimit të një kapsolle në protestën që u zhvillua para Kuvendit. Pas kësaj ajo është nisur drejtë Turqisë ku edhe do të merrte mjekim të specializuar, sot ajo i është nënshtruar një tjetër ndërhyrje kirurgjikale. Pas plot 7 orësh ndërhyrje në një spital në Ankara të Turqisë, 24-vjeçarja ia doli me sukses.

Kjo është bërë e ditur nga kolegu i saj, zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai.

STATUSI I MULLAIT

Kolege, ja dole. Shërim të shpejtë dhe sa më parë rikthim në shtëpinë e Policisë, aty ku ëndrra jote do vijojë të realizohet.

Besoj se rrjedha e furishme e përditshmërisë, shumëllojshmëria e ndodhive, evenimentet dhe hapësira kohore e fashitën sadopak ngjarjen para sallave plenare të Parlamentit të Shqipërisë, ku padrejtësisht e fatkeqësisht mbeti e gjymtuar një nga koleget tona, e re në moshë dhe në profesion, INA NUKA.

Por pavarësisht gjithë këtyre faktorëve, jemi ne familja më e madhe, Policia e Shtetit që s’të harron, që është krahas familjes tënde dhe njerëzve të t’u të dashur, është vëmendja dhe përkushtimi i Ministrit dhe Kryeministrit që bënë të mundur që Ti kolege, pas 3 operacionesh në Ankara të Turqisë, ku sot operacioni zgjati 7 orë në këto momente të ndihesh më e lehtësuar nga ajo dhimbje vrastare, nga ajo ngjarje e shëmtuar, kur përveçse bëje detyrën s’kishe asnjë faj tjetër që duhet të gjymtoheshe kështu, sa të rrezikuan seriozisht edhe jetën.

Por kjo është detyra jonë, plot sakrifica, vështirësi, rreziqe deri në sublime. Këto e bëjnë edhe më të bukur misionin tonë, i japin kuptimin dhe vlerën e duhur në sytë e qytetarëve të ndershëm që duan ligjin, rendin dhe qetësinë për të jetuar në harmoni me këto parime.

U bërë lajm i ditës, kryetitull i gazetave, bisedë e tavolinave, bisedë e vatrave familjare, statuseve në fb, pastaj pre e sulmeve me qëllime, jo është e jo s’është plagosur, jo je e trajtuar apo je e paaftë, e plot të tilla.

Por ti INA mbi të gjitha, u shndërrove në një motiv për të gjitha koleget dhe kolegët, për të bërë detyrën akoma më mirë, më me profesionalizëm, më me përkushtim, më me humanizëm ndaj qytetarëve dhe më me ashpërsi përballë paligjshmërisë dhe krimit dhe sulmeve dashakeqje.

Ne familja jote e madhe, të urojmë shërim të shpejtë dhe sa më parë në krye të detyrës.

ine.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0027520656585693