INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbi gishtat në protestë, zbardhet dëshmia e polices: Ndjeva një djegie në qafë dhe më pas...

Humbi gishtat në protestë, zbardhet dëshmia e polices: Ndjeva një djegie në qafë dhe më pas...

Publikuar më: 15:14 24-11-2018

Policja 24-vjecare Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur në protestën e së enjtes para parlamentit ka dhënë dëshminë e saj lidhur me ngjarjen. Për prokurorët e çështjes, 24-vjeçarja ka rrëfyer gjithë sa ndodhi nga përplasja para parlamentit me protestuesit.

Nuka është shprehur se ka qenë me shërbim në hyrje të Parlamentit, në rreshtin e dytë dhe gjatë protestës ka parë që protestuesit kanë ardhur me pankarta në duar si dhe me bidonë plastike e kapsolla. Ina Nuka thotë se në momentin e përplasjes, në një moment ka ndjerë djegie në pjesën e qafës dhe njëkohësisht një erë tymi, menjëherë ajo ka vendosur dorën e djathtë në pjesën e qafës dhe në këtë moment ka dëgjuar një shpërthim dhe dhimbje në pjesën e qafës dhe në dorën e djathtë. Nuka është shprehur se kapsolla ka ardhur përballë në drejtim të Komunitetit Myslyman.

Ndërkohë nga organi i akuzës thuhet se në trupin e 24-vjeçares janë konstatuar dëmtimet në pjesën e qafës nga ana e djathtë, dëmtime në dy gishtat e dorës së majtë, si edhe dëmtime masive të dorës së djathtë.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324