INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbjet e biznesit nga krimet dhe korrupsioni të larta! Të parët në Ballkan [VIDEO]

Humbjet e biznesit nga krimet dhe korrupsioni të larta! Të parët në Ballkan [VIDEO]

Publikuar më: 08:34 02-05-2018

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka ngritur akuza të ashpra për gjëndjen e vështirë, që po kalon biznesi në vendin tonë. E fajin kryesor ia atribuon qeverisë që nuk ndal krimin dhe korrupsionin dhe që nuk kryen investime në ndihmë të investitorëve. Sipas një raport i Bankës Europiane këto probleme i shkaktojnë biznesve 15% humbje në të ardhurat vjetore.

BERZH thotë se tek ne është dhe më e lartë se në vendet e Ballkanit, pasi mesatraja e humbjeve në sipërmarrjet e shteteve fqinje është 13.2% e shitjeve të tyre vjetore. Ndërsa jo të gjithë shkaktarët janë të ngjashëm me ato në Shqipëri. Banka Europiane rendit si më penguesit krimin, mungesën e energjisë elektrike dhe infrastrukturën e dobët, korrupsioni përmendet më pak në një kohë që në vendin tonë mban vendin e dytë. Në Shqipëri humbjet më të larta sipas grafikut janë si rezultat i prezencës së krimit. Pagesat nën dorë apo korruptive dhe rrugët jo të mira janë kosto që po dëmtojnë gjithnjë e më shumë bizneset në Shqipëri.

berzh.jpeg

Por ekonomistët e BERZH pohojnë se humbjet mund të jenë edhe më të larta po të përfshihen edhe disa faktorë të tjerë, siç janë burakracitë nëpër zyra pra institucionet e dobëta që nuk iu përgjigjen në kohë biznesmenëve.
Një studim i pronarëve të kompanive dhe menaxherëve të lartë ne Ballkan zbulon se sipërmarërsit e ndershëm kanë vështirësitë që shkaktohen edhe nga konkurrentët e sektori informal. Ndërsa bizneset e vogla në veçanti shohin korrupsionin si shumë problematik.

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723