INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“I çmendur” pas saj! Nuk do ta besoni çfarë ka bërë për Luana Vjollcën fansi i akuzuar

“I çmendur” pas saj! Nuk do ta besoni çfarë ka bërë për Luana Vjollcën fansi i akuzuar

Publikuar më: 17:21 16-04-2017

“Të gjitha mesazhet që Besmir Lila i ka dërguar prezantueses Luana Vjollca janë fjalë të dala nga shpirti. Ajo nuk i është përgjigjur, por as nuk i ka bërë “block” mesazheve të tij. I vetmi faj që ka bërë klienti im është se ka dashuruar një vajzë të bukur”.

Argumentet në fjalë dhe të tjera të pohuara dje nga avokatët mbrojtës të 32-vjeçarit të akuzuar për përndjekjen e moderatores nuk u dukën bindës për gjyqtarin Artan Lazaj. Ai caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Besmir Lilën.

Në sallën e gjyqit, u zbuluan detaje të reja rreth historisë disamujore të Luana Vjollcës nga një fans i çmendur pas saj. Avokati tha se i dyshuari Lila ishte divorcuar disa vite më parë nga bashkëshortja e tij, martesë nga e cila kishte ardhur në jetë një fëmijë. Një nga shkaqet e këtij divorcit ishte dashuria për Luana Vjollcën. Po ashtu, ai paraqiti një raport ku thuhej se Lila kishte probleme me kontrollin e emocioneve.

“Klienti im i ka shkruar edhe Marina Vjollcës në rrjetet sociale ku i ka kërkuar me mirësjellje t’i krijonte mundësinë e një takimi me Luanën. Nga ana e saj, Marina Vjollca, nuk i ka bërë ‘block”, kurse Luana nuk e ka shfrytëzuar këtë mundësi. Ajo nuk ia ka refuzuar komplimentet dhe dhuratat duke krijuar bindje të gabuar tek klienti ynë.”

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988