INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ftohti polar, Rama: Na gjeti të papërgatitur, por ia dolëm [VIDEO]

I ftohti polar, Rama: Na gjeti të papërgatitur, por ia dolëm [VIDEO]

Publikuar më: 17:53 15-01-2017

Në komunikimin e kësaj jave, kryeministri Edi Rama ka folur për situatën e krijuar në vend si pasojë e motit të keq. Rama tha se të gjitha strukturat shtetërore kanë qenë në gatishmëri të plotë. Ai deklaroi se disa persona kanë humbur jetën, por shumë të tjerë janë shpëtuar. Mirëpo, kryeministri tha se nuk është i kënaqur nga ajo që është bërë.

Për sa i përket epidemisë së gripit, ai u shpreh se situata është drejt përmirësimit. Rama tha se pika më e dobët e vendit tonë gjatë motit të keq mbetet rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike. Sipas tij, kjo sepse kemi trashëguar një rrjet të vjetër dhe të amortizuar ku pothuajse në 80% ka moshën e elektrifikimit të vendit.

“Viti ka nisur me vështirësi për shkak të uljes së temperaturave. Cdo dimër, kur temperaturat ulen, pika më e dobët e vendit tonë mbetet rrjeti i shpërndarjes së energjisë. Kemi trashëguar një rrjet të vjetër dhe të amortizuar ku pothuajse në 80 % ka moshën e elektrifikimit të vendit. Pavarësisht investimeve masive në vitet e fundit, komunitetet në shumë zona rurale, në mënyrë të veçantë në zonat e veriut ku klima është më e ftohtë vazhdojnë të bien pre e shkëputjes së energjisë. Megjithatë, kjo periudhë e ndërrimit të viteve pati shkëputjet më të pakta të 26 viteve. “, tha Rama

Më tej Rama vlerësoi edhe punën e Policisë së Shtetit ,për të cilën tha se shpërndau ndihma dhe ka shpëtuar jetë njerëzish.

“Edhe më i mirë ka qenë organizimi i Policisë së Shtetit, e cila shpërndau ndihmat dhe ka shpëtuar jetë njerëzish.”, vijoi kryeministri

"Janë regjistruar disa jetë njerëzish,diçka të tillë e kishim të dëgjuar nga vendet e huaja që kanë temperatura kaq të ulëta çdo dimër. Sidoqoftë dua të falënderoj Bashkitë e vendit dhe atë të Tiranës, e cila është për t’u marrë shembull për strehimin e endacakëve të rrugëve pasi humbjet  e jetëve mund të kishin qenë edhe më të mëdha.

Duke folur për rinisjen e shkollave, Rama siguroi nxënësit që mësojnë në shkolla të parindërtuara se nuk i ka lënë në harresë dhe se qeveria ka parashikuar fonde për të

“Nesër rinis normalisht shkolla. Tani më epidemia që ndikoi në shtyrjen e saj është në rënie. Ata që do të vazhdojnë mësimin në shkolla ende të parindërtuara i sigurojë që jo vetëm nuk i kemi harruar. Qeveria po përgatit një program masiv investimesh në shkollë. 1 mld dollarë do t’i shtohen volumit vjetor të investimeve publike për 3 vitet e ardhshme”, tha ai.

Kryeministri paralajmëroi se java që vjen do të shënojë sërish temperatura të ulëta. Ai tha se Shtabi i Emergjencave do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës në përballimin e uljes së temperaturave.

“Ditë shumë të ftohta javën e ardhshme. Shtabi i emergjencave do të jetë në krye të detyrës në përballimin e uljes së temperaturave.” tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541