INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ftohti siberian/ shënohet viktima e parë në Shqipëri

I ftohti siberian/ shënohet viktima e parë në Shqipëri

Publikuar më: 18:53 07-01-2017

Temperaturat ekstremisht të ulëta kanë regjistruar në Durrës viktimën e parë nga i  ftohti  i acartë që ka përfshirë vendin tonë.

Ai është një 38-vjeçar i pastrehë që qëndronte në lagjen nr. 17 të qytetit, i identifikuar si Arben Sulo. Banorët e zonës e njihnin vetëm me emrin Beni. Ai është gjetur sot në mëngjes nga banorët i pajetë.

Megjithatë policia thotë se ai ka vdekur nga shkaqe natyrale. Në deklaratën e policisë thuhet se më datë 07.01.2017, rreth orës 07:30, në lagjen Nr.17, është gjetur i vdekur shtetasi Arben Sulo 38 vjeç, banues në Durrës. Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune. Pasi është identifikuar ne listën e personave pa banesë, shtetasi i mësipërm është kërkuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga Specialistët e Zonës dhe Shërbimet e Rendit për ta sistemuar në ambientet e Policisë, por nuk është mundur të gjendet. Nga hetimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0033960342407227