Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin K.Xh. Ky i fundit pasditen e së mërkurës në gjendje të dehur ka dhunuar bashkëshorten.
E ndodhur në banesë vajza e çiftit vetëm 14 vjeçe është futur mes prindërve për t’i ndarë. Por inatet e tij 45-vjeçari ia ka nxjerrë vajzës.
Ai i ka hedhur ujë të nxehtë vajzës duke e djegur në disa pjesë të trupit. Mësohet se vajza 14-vjeçare ndodhet në Q.S.U.T. nën kujdesin e mjekëve, pasi ka djegie të shumta në trup.