INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I hoqi apandesitin në vend të puçrrës, reagon mjeku nga Peshkopia: Ndoqa protokollin

I hoqi apandesitin në vend të puçrrës, reagon mjeku nga Peshkopia: Ndoqa protokollin

Publikuar më: 15:15 23-09-2018

Mjeku Gazmend Xhembulla, i cili punon si kirurg në spitalin e Peshkopisë dhe u akuzua ditën e sotme përmes një statusi të publikuar nga Sali Berisha, se kishte operuar në apandesit një pacient që kishte shkuar për një puçërr në kurriz, ka reaguar pak më parë.

Xhembulla ka shprehur keqardhje për akuzën e bërë nga Berisha, ndërsa duke shtuar se e ka pasur profesor, ai tregon se është i gatshëm që të hetohet nga organet kompetente.

Mjeku i Peshkopisë jep siguri se ka zbatuar protokollin mjekësor dhe se çdo ditë punon për të luftuar sëmundjen.

Reagimi i plotë:

Ndjehem thellësisht i keqardhur nga disa informacione të pavërteta që janë përhapur gjatë ditës së sotme. Në respekt të familjarëve dhe opinionit publik, ndjej detyrimin të jap këtë sqarim:
Si mjek kirurg, me një eksperiencë mbi 20-vjeçare, deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë, morale dhe profesionale, se ndaj pacientit E.S. janë zbatuar rigorozisht të gjitha rregullat dhe procedurat, sipas protokollollit mjekësor në fuqi.
Jam gati të mirëkuptoj shqetësimin e pacientit dhe familjarëve, por ndjej keqardhje të thellë kur shoh që një akuzë e pavend dhe aspak profesionale, është bërë sot nga një ish mjek dhe ish profesor i imi.
Që nga dita e parë e punës time si mjek, u kam shërbyer dhe u shërbej qytetarëve me profesionalizëm dhe devotshmëri, për këtë dëshmitarët më të mirë janë kolegët e nderuar dhe ata mijëra bashkëqytetarë të mitë.
Po kaq e padrejtë dhe dashakeqe është lidhja që i bëhet rastit në fjalë me punën e bashkëshortes time. Unë punoj përditë për ta luftuar sëmundjen, më vjen keq që dikush sot ka zgjedhur të bëjë politikë me të.
Në çdo rast, jam i hapur dhe u kërkoj strukturave përgjegjëse që të bëjnë të gjitha verifikimet e nevojshme për t’i shkuar deri në fund të vërtetës".

Gazmendi-2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003486156463623