INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I jep 10 milion lek nipit, arrestohet Drejtori i Tatimeve në Shkodër

I jep 10 milion lek nipit, arrestohet Drejtori i Tatimeve në Shkodër

Publikuar më: 12:43 13-06-2016

Me kërkesë të prokurorisë, është vënë në pranga paraditen e së hënës drejtori i Tatimeve të Shkodrës. Autoritetet lokale bëjnë me dije se drejtori Hysen Hysaj akuzohet për shpërdorim detyre.
Konkretisht, nga hetimet ka rezultuar se Hysaj i kishte dhënë në mënyrë të paligjshme TVSH-në nipit të tij, ndërkohë që biznesi i këtij të fundit e kishte humbur të drejtën e rimbursimit. Shifra është e lartë, plot 10 milion lekë të reja, të cilat Hysaj ia ka dhënë nipit të tij.
Njoftimi:
“Nga hetimi i Prokurorisë së Shkodrës, rezulton se shtetasi Hysaj ka kredituar në mënyrë të kundërligjshme vlerën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në shumën mbi 10 milionë lekë të reja, për subjektin tregtar “H…”shpk. Në bazë të veprimeve proceduriale, rezulton se shoqëria “H…” shpk, me administrator shtetasin M.H, i cili është djali i motrës së drejtorit rajonal të Tatimeve Shkodër, kishte humbur të drejtën e rimbursimit të TVSH-së. Nga ana e Prokurorisë së Shkodrës janë krijuar dyshime të arsyeshme se drejtori rajonal i Tatimeve ka favorizuar subjektin tregtar, duke i rimbursuar në mënyrë të kundërligjshme vlerën e TVSH-së, në shifrën mbi 10 milionë lekë të reja”.

Article Logic
Execution time: 0.0041921138763428