INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I jepet lamtumira priftit francez që i prenë fytin

I jepet lamtumira priftit francez që i prenë fytin

Publikuar më: 13:46 02-08-2016

Në katedralen e Rouen në Normandi janë mbledhur mijëra njerëz, për funeralin e priftit francez At Zhak Hamel, i cili u vra në kishën e tij nga dy ekstremistë islamikë javën e kaluar.
Ceremoni publike do të mbahet në katedrale, para se ai të varroset në një funeral privat. Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve dhe klerikë të lartë katolikë romake do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit.
Atit Hamel iu pre fyti nga dy burrat që  sulmuan kishën e tij gjatë meshës. Sulmuesit  Abdel Malik Petitjean dhe Adel Kermiche ishin zotuar të dy për besnikëri ndaj të ashtuquajturit “Shtet Islamik”.
Dyshja, të dy të moshës 19 vjeç, u qëlluan për vdekje nga policia pas marrjes peng.

Article Logic
Execution time: 0.0033559799194336