INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I nxehti afrikan/ Të premten 40 gradë, ja zonat me rrezikshmëri të lartë

I nxehti afrikan/ Të premten 40 gradë, ja zonat me rrezikshmëri të lartë

Publikuar më: 16:15 12-06-2019

Nga e premtja, rajonet qendrore të Italisë dhe Sardenja përgatiten për temperatura që mund të mbërrijnë sipas sinoptikanëve nga 38 deri në 40 gradë Celsius, por disa rajone të vendit, janë përballur ndërkohë me stuhi.

Fundjava do të sjellë praktikisht valën e parë të të nxehtit të mirëfilltë afrikan, dhe më i prekur sipas mediave fqinje do të jetë jugu ku mund të zgjasë përgjatë gjithë javës së ardhshme.

Ndërkohë në Lecchese dhe Valtellina është dhënë alarmi nga moti i keq dhe vërshimi i ujrave pas stuhive të mbrëmjes së kaluar. Në zonën e Lecco-s, siç thotë Corriere della Sera, janë evakuar disa shtëpi e biznese.

Shqetësuese paraqitet situata në Val Varrone, ku autoritetet i druhen shembjes së një dige. Në disa zona të prekura, ka pasur edhe vështirësi në qarkullimin e trenave.

Sipas ekspertëve, ndër qytetet që do ta ndiejnë më fort peshën e të nxehtit afrikan në vijim do të jenë Roma, Perugia, Firenze, Bologna e Frosinone.

Article Logic
Execution time: 0.002418041229248