INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I pari që hedh votën kreu i KQZ, votoni!

I pari që hedh votën kreu i KQZ, votoni!

Publikuar më: 09:12 25-06-2017

I pari që çeli procesin e votimi këtë mëngjes ishte, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri. Zguri ka mbërritur në Qendrën e Votimit pranë Liceut Artistik te “Rruga e Elbasanit”.
Zguri tha se "KQZ-ja në një kohë rekord, brenda kërkesave të ligjit ka bërë gati përgatitjet e zgjedhjeve që sot shqiptarët të votojnë të lirë dhe sipas vullnetit të tyre. Vetë demokracia është votë dhe pjesmarrje, shqiptarët sot kanë mundësinë për të bërë demokraci. U bëj thirrje zgjedhësve të dalin masivisht në votim, është e drejtë kushtetuese e patjersueshme dhe sot është dita e tyre. Zgjedhje të zhvillohen me transparencë dhe komisionerët ta ushtrojnë me paanshmëri detyrën e tyre."
Votimi në orët e para ka shkuar normalisht, ndërsa procesi është monitoruar edhe nga vëzhgues ndërkombëtare.

Në këto zgjedhje do të votojnë rreth 3.5 milionë qytetarë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034000873565674