INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I plasi granata në dorë, plagoset 16 vjeçari në Pogradec

I plasi granata në dorë, plagoset 16 vjeçari në Pogradec

Publikuar më: 20:15 01-04-2019

Një 16-vjeçar me iniciale E.Ç është dëmtuar me granatë në Pogradec. Sipas të dhënave të para mësohet se i riu po luante pranë ish-Repartit Ushtarak dhe për pasojë mbeti i plagosur pasi lënda plasëse i shpërtheu në dorë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Leshnicë, ndërsa menjëherë i riu është transportuar në spitalin e Pogradecit ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të saj. Nuk ka ende detaje se si mund të ketë pasur kontakt 16-vjeçari me granatën, e cila i shpërtheu në dorë duke e gjymtuar.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 01.04.2019, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, shtetasi E.Ç, rreth 16 vjeç, duke luajtur në afërsi të ish-Repartit Ushtarak, aksidentalisht i ka shpërthyer një granatë dhe për pasojë ka pësuar gjymtim të dorës.Shtetasi E.Ç, u dërgua në Spitalin e Pogradecit ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024380683898926