INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I riu u kap me 800 mijë Euro dhe patentën e Tahirit? Policia sqaron si qëndron e vërteta

I riu u kap me 800 mijë Euro dhe patentën e Tahirit? Policia sqaron si qëndron e vërteta

Publikuar më: 18:17 03-11-2017

Policia e Elbasanit ka reaguar për denoncimin e Lulzim Bashës, i cili më herët tha se një person është arrestuar me 800 mijë euro në makinë dhe patentë në emër të Saimir Tahirit.
Policia konfirmon një pjesë të denoncimit, pra, që ka të bëjë me gjetjen e një sasie të konsiderueshme parash.
Në njoftim thuhet se personi i ndaluar ka thënë se paratë do t’i përdorte për likuidimin e faturave të biznesit. Por, në asnjë rresht të deklaratës nuk konfirmohet pretendimi i Lulzim Bashës se personi të ndaluar iu gjetën edhe leje drejtimi në emër të Saimir Tahirit.
Ndërkohë, duke cituar burime nga policia, BalkanWeb shkruan se personi i ndaluar ka thënë në komisariat se patentat me emrin e ish-ministrit Tahiri, ishin të shoferit të tij, me të cilin Orest Sota pretendon se ka miqësi.

“Me Datë 02. 11. 2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.S vjeç 25, banues në Tiranë, administrator i nje subjekti privat sh.p.k pasi më datë 01.11.2017, në rrugën nacionale, në fshatin Balldren, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Land Rover” dhe nga kontrolli në mjet ju gjetën e bllokuan një sasi e madhe eurosh, i cili pretendonte se do t’i përdorte për likujdimin e faturave, por të pa shoqëruara me dokumentin e origjinës”, thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602