INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I shpëtoi drejtësisë? Vrasja në ish-Bllok, Gjykata e Tiranës jep këtë urdhër për Elvana Gjatën! Ja çfarë ka vendosur! [FOTO]

I shpëtoi drejtësisë? Vrasja në ish-Bllok, Gjykata e Tiranës jep këtë urdhër për Elvana Gjatën! Ja çfarë ka vendosur! [FOTO]

Publikuar më: 17:49 27-11-2018

Elvana Gjata u shpall në kërkim më 9 tetor, ndërsa Prokuroria urdhëroi shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja vetëm 20 minuta para krimit. Shpallja në kërkim policor e detyronte Gjatën që të paraqitej për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhej të jepte deklarimet e saj për ngjarjen. Por kjo gjë nuk ka ndodhur. Këngëtarja e njohur shqiptare u largua nga Shqipëria më 5 tetor, vetëm pak orë pas ngjarjes dhe tani nuk është më në kërkim policor pasi ka mbaruar afati prej 30 ditësh.

Mirëpo kjo nuk do të thotë që Elvana i ka mbyllur punët me drejtësinë. Gjykata e Tiranës ka lëshuar një vendim ku i kërkon të gjitha pikave doganore në Shqipëri që të ndalojnë Elvana Gjatën dhe ta sjellin atë për të dëshmuar lidhur me vrasjen e ish-Bllokut.

Vendimi i Gjykatës ka ardhur pasi ka përfunduar afati 30 ditor që këngëtarja e njohur të paraqitej vetë për të dhënë deklaratën e saj.

pbt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833