INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I vënë tritol makinës, atentat ndaj presidentit të ekipit shqiptar në Superligë

I vënë tritol makinës, atentat ndaj presidentit të ekipit shqiptar në Superligë

Publikuar më: 20:52 21-08-2017

Atentat me bombë ndaj makinës së presidentit të klubit të Kamzës, Naim Qarrit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz, ndaj automjetit tip 'Hummer' në pronësi të numrit 1 të klubit që u ngjit në Superligë këtë sezon.

Newsport.al mëson se ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk është dëmtuar asnjë person. Nuk dihen ende shkaqet e këtij atentati, ndërsa policia sapo ka mbërritur në vendgjarje.

Policia po punon për të zbardhur autorët dhe shkaqet që çuan në këtë atentat, ndërsa do të merret në pyetje edhe vetë presidenti i Kamzës, Naim Qarri për të zbuluar ndonjë detaj më shumë nga kjo ngjarje e rëndë.

Qarri prej vitesh është president i klubit të Kamzës, ndërsa është një biznesmen i njohur në Shqipëri pasi ka në pronësi një agjenci të ruajtjes dhe sigurisë fizike.

NJOFTIMI I POLICISE

ParaprakeMë datë 21.08.2017, rreth orës 20:30, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në zonën e Bathores.

Menjëherë janë nisur Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar automjetin e markës “Hummer”, në pronësi të shtetasit N. Q., të dëmtuar në pjesën e parme.

Nga hetimet paraprake është mësuar se dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozive të vendosur në pjesën e përparme të saj.

Gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qënë i parkuar.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Article Logic
Execution time: 0.0024549961090088