INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ia rrahën vajzat pse shkuan në protestën e PD-së, babai ka një apel për ministrin Tahiri, Basha vendos ultimatum

Ia rrahën vajzat pse shkuan në protestën e PD-së, babai ka një apel për ministrin Tahiri, Basha vendos ultimatum

Publikuar më: 19:39 27-02-2017

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij te “Çadra e Lirisë” ditën e sotme, bëri një denoncim publik, ku tha se dy vajza binjake nga Fieri, Antoneta dhe Gladiola Hatillari janë dhunuar barbarisht sepse morën pjesë sipas tij në protestën e opozitës në 18 shkurt.

“Dua ta nis me një lajm të trishte. Dje bandat kanë sulmuar dy vajza nga binjake Fieri. Kanë sulmuar Antonetën dhe motrën e saj sepse në 18 shkurt ishin këtu bashkë më dhjetëra qindra bajza nga Fieri dhe gjithë Shqipëria. Dje policia ka ngritur dorën ndaj këtyre vajzave sepse ishin pjesë e jona. Keni 24 orë kohë për të arrestuar autorin sepse e dini kush është. E patë në zgjedhjet e 2015 dhe në zgjedhjet e Dibrës. Bandat e drogës dhe të krimit kanë guximin të godasin qytetarët vetëm sepse duan që japin votën si qytetarë të lirë. Policia dhe gjykatat nuk duhet të kthehen në mburojë të bandave” – tha Basha.

Mirëpo për këtë ngjarje të rëndë, ka folur edhe babai i dy vajza ku i ka bërë një apel ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.

 “Qeveria duhet të kapë kriminelin. I bëj apel Tahirit pasi ka 10 mijë policë. Mos na trego përralla me mbret po shko kapi kriminelët. Çfarë faji kishin bërë 2 vajzat e mija, vetëm se erdhën në protestë. Vajzat e mija janë dhunuar për 2 vota. Kaq poshtë kemi rënë?”, – u shpreh babai i dy vajzave binjake nga çadra përballë kryeministrisë.

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916