Ditën e djeshme është gjetur e mbytur një grua në bregdetin e Durrësit, por nuk ishte bërë i mundur identifikimi i saj. Ndërkohë sot policia ka njoftuar se është identifikuar gruaja e mbytur dhe ajo është 40 vjeçarja me inicialet A.H, banuese në lagjen nr.14 Durrës.
Dje u tha se viktima ishte gjetur në breg pa shenja dhune gjë që e kanë konfirmuar edhe hetimet e sotme të cilat zbuluan se 40-vjeçarja është vetëmbytur dhe sipas dyshimeve kjo ka ardhur si shkak i depresionit. Ajo prej kohësh kurohej në Spitalin Rajonal të Durrësit për këtë.