Trupi i pajetë që u gjet në plazhin e Zvërnecit dy javë ma parë është identifikuar.
Viktima është Luan Isai 32-vjeç, pronar i një bilardoje në qytetin e Vlorës.
Ende nuk dihen shkaqet që sollën vdekjen e Isait.
Trupi i tij u gjet në datën 9 mars të këtij viti në gjendje të dekompozuar në plazhin e Zvërnecit. Nuk ka pasur shenja dhune në trupin e viktimës, çka shton dyshimet se mund të jetë mbytur.