INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IKMT nis prishjen e godinave në Jal. Tension mes banorëve dhe forcave të policisë

IKMT nis prishjen e godinave në Jal. Tension mes banorëve dhe forcave të policisë

Publikuar më: 10:18 18-09-2018

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtës së Territorit, ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Jali por është hasur në kundërshtimin e banorëve dhe bizneseve.

Mjetet e rënda i janë drejtuar 9 godinave të planifikuara për shembje, por banorët thonë se nuk janë lajmëruar për aksionin dhe se i kanë godinat me pushues, duke sjellë për pasojë përplasje mes pronarëve dhe forcave të shumta të policisë që ndodhen në vendin e ngjarjes.
“Jemi me dokumente të rregullta dhe duan te na nxjerrin me dhunë nga prona e jone. Kemi bërë mbivendosje mbi pronën tonë dhe çështjen e kemi apeluar. Tani presim vendimin e gjykatës. Nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar për aksionin, por na kanë njoftuar vetëm me gojë,”- shprehen banorët.

Article Logic
Execution time: 0.0019750595092773