Një sasi ilaçesh kontrabandë janë bllokuar nga policia kufitare e në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.
Burime policore bëjnë me dije gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit në autobusin e linjës Greqi-Shqipëri, me drejtues mjeti me inicialet V.V,u konstatua një kuti e cila në përmbajtje të saj, kishte një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë”.
Menjëherë strukturat e Drejtorisë Antitrafik dhe Degës Doganës Kakavijë kanë bërë bllokimin e tyre.