INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta bashkon votat e PD, PS dhe LSI tek Ligjet

Ilir Meta bashkon votat e PD, PS dhe LSI tek Ligjet

Publikuar më: 13:17 05-02-2019

Prej shumë javësh në komisionet parlamentare nuk ka pasur dakordësi në vota mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Dekreti i Presidentit Ilir Meta për ligjin për kadastrën, ndryshoi këtë situatë.

Këtë të martë, deputetët e Komisionit të Ligjeve bashkuan votat për dekretin e Pesidentit Meta për ligjin për kadastrën.

Por edhe pas bashkimit të votave për rishikimin e ligjit në disa parashikime të tij, nuk pati paqe mes deputetëve të maxhoracnës dhe opozitës. “Krijohet tension kushtetues, nuk janë në përputhje me jurisprudencën. Bie ndesh me dispozitat civile të Kodit Civil. Ligji cenon parimin e sigurisë juridike që ofronte ligji i mëparshëm. Saktësimi i titujve të pronësisë nuk mund të jetë e drejtë e kadastrës”, tha këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj.

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi theksoi se me ligjin e miratuar nuk rikthehet prona. “Problemi është se si koncepton Edi Rama shtetin, gjithçka në dorën e tij. Me ligjin që keni miratuar nuk riktheni pronën. Në 6 vjet jeni tallur me shqiptarët. Pasi mbyllni gjykatën kushtetuese vazhdoni te shkatërroni të drejtën pronësore në mënyrë brutale”, tha deputeti demokrat.

Ndërsa deputetja e PS, Klotilda Bushka tha se në ligj do të ndërhyet vetëm dispozitat kalimtare. “Duhen bërë rregullime në dispozitat kalimtare. Propozojmë miratimin e dekretit të Presidentit dhe të bëjmë ndryshime në disa nene të ligjit”, tha ajo.

Për këto ndryshme, që me shumë gjasë, nuk do të prekin argumentet kundër të kreut të shtetit, deputetët e të gjithë komisionit bashkuan votat.

Article Logic
Execution time: 0.0053360462188721