INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta me “sytë” tek jetimët: Më shumë solidaritet

Ilir Meta me “sytë” tek jetimët: Më shumë solidaritet

Publikuar më: 13:19 22-05-2017

Gjëndja e rëndë ekonomike e shumë familjeve shqiptare i ka detyruar që të braktisin fëmijët. Ndaj rezulton se vitet e fundit pjesa më e madhe e atyre që jetojë në shtëpitë e fëmijëve janë jetimë socialë. Po sot në vëmendjen e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, kanë qënë këta fëmijë. Në Ditën e Jetimëve ai ka renditur shumë problematika që ata kanë, duke nisur, nga kujdesi mjekësor, arsimi, strehimi e deri tek punësimi. Ai bëri dhe një apel për shoqërinë shqiptare kur tha se për këta fëmijë duhet të jemi më solidarë duke i ndihmuar me gjithçka mundemi.
“Solidariteti njerëzor me fëmijët jetimë janë shtylla të rëndësishme të emancipimit dhe humanizmit të një shoqërie bashkëkohore. Shembujt e mirë duhet të shtohen dhe të promovohen. Politikat e qytetit nuk duhet të vijnë si bamirësi, por si një politikë e vazhdueshme, si një zbatim i të drejtave ligjore dhe të njeriut. Situata aktuale dëshmon se jetimët kanë probleme. Ka sfida në arsim, punësim dhe kujdes shëndetësor. Ndaj problemeve të tyre duhet të reagojmë të gjithë me vendosmëri”, tha Meta.

Ai kishte dhe një porosi për pushtetin vendor.
“Organet e qeverisë vendore duhet të angazhohen edhe më shumë për strehimin e jetimëve. Më shumë punë për jetimët do të thotë një shoqëri më e mirë dhe e drejtë. Jetimët ndërpresin studimet për të garantuar mbijetesën. Por, arsimimi i plotë jep më shumë mundësi për të ardhura më të mira”, shtoi Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0037379264831543