Presidenti Ilir Meta njihet për seriozitetin jo vetëm në sjellje edhe në veshje. Po këtë të shtunë ai ka vendosur të heq xhaketën e kollaren, duke u shfaqur krejt ndryshe. I veshur me xhins, Meta shihet duke bërë pazar në një dyqan të ri të hapur në lagjen e tij, ku shiten produkte nga i gjithë vendi. "Më në fund në lagjen tonë një dyqan i munguar me produkte organike nga të gjitha trevat nga Malësia e Madhe në Gjirokastër', shkruan Presidenti në një postim në Facebook krahas fotove.