INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta tregon arsyet pse Gjykata Kushtetuese nuk funksionon

Ilir Meta tregon arsyet pse Gjykata Kushtetuese nuk funksionon

Publikuar më: 15:34 16-07-2019

Presidenti Ilir Meta siç paralajmëroi një javë më parë, ka publikuar arsyet pse Gjykata Kushtetuese është jo funksionale. Presidenti akuzon drejpërdrejt kryeministrin Edi Rama për bllokimin. 

Meta thotë se anëtarët e zgjedhur me short nga ai në 2017 për Këshilliin e Emërimeve në Drejtësi u kërcënuan dhe u shkarkuan nga Edi Rama.
“Kryeministri e bllokoi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për 1 vit rresht përgjatë gjithë vitit 2017. Ai me presionin e ushtruar i detyroi të jepnin dorëheqjen, apo shkarkoi shumicën e anëtarëve të KED, siç e kishte premtuar dhe kërcënuar publikisht. Ndërkohë zbrazja e Gjykatës Kushtetuese ishte projektuar dhe kishte filluar të zbatohej”, shkruan Meta.
Ndërkohë, sipas Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë që përzgjidhen nga kandidatët që verifikohen pikërisht nga Këshilli i Lartë i Emërimeve.
Pra, nëse Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bllokohet dhe nuk funksionon atëherë dhe vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të plotësohen, pasi nuk ka se kush t’i plotësojë.
Presidenti ka shpërndarë së bashku me aryetimet dhe deklarimet e Edi Ramës për anëtarët e KED-së.

Në një pikë tjetër, Meta përmend një deklaratë të kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. “Presidenti i Republikës në shkurt 2018 i kërkonte KED-së që të mblidhej dhe të funksiononte për të ushtruar funksionet kushtetuese, Kryetari i Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë, Ulsi Manja në datë 5 Mars 2018 doli në media dhe i bënte thirrje publike anëtarëve të KED-së se duhet të kalojnë vetting-un, përpara se të fillojnë nga puna për të bërë filtrin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese. Ky Ulsi, që në dhjetor 2017 zgjodhi në kundërshtim me Kushtetutën dhe pa asnjë lloj vettingu Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, 3-muaj më vonë, në 5 mars 2018, kërcënonte anëtarët e KED-së, me vetting”, arsyeton Meta.

Në këto kushte Gjykata Kushtetuese ka mbetur e bllokuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038678646087646