INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta tregon arsyet pse nuk ka ulur në tryezë Ramën dhe Bashën

Ilir Meta tregon arsyet pse nuk ka ulur në tryezë Ramën dhe Bashën

Publikuar më: 10:20 22-05-2019

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar për herë të parë arsyet pse ai nuk ka arritur dot të ulë në një tryezë kreun e maxhorancës, Edi Rama dhe atë të opozitës, Lulzim Basha. "Presidenti i Republikës nuk mund të ulë në tavolinë një që thotë unë nuk ulem me atë kryeministër dhe me tjerin që thotë se 30 qershori do të jetë një ditë suksesi”, tregoi Ilir Meta.

Në një konferencë mbi sigurinë në Ballkan, Meta e përshkroi krizën politike shumë serioze. “Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm, ende kemi probleme të mëdha, kemi krizë serioze në Shqipëri, duhet të sillemi me mjaft përgjegjësi, jemi vend i NATO-s dhe e kemi detyrim të të sigurojmë stabilitet në rajon”, shtoi Presidenti.

Mesazhe të forta kreu i shtetit përcolli edhe për mosfunksionimin e institucioneve të drejtësisë. “Po flasim për suksese të reformës në drejtësi, i jam shmangur deklarimeve publike, edhe pse me ndëkombëtarët kam folur hapur, por mund t’ju them që nëse do ishte vërtet sukses, Shqipëria asnjë minutë nuk do ishte pa Gjykatë Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese, pavarësisht nga individë të caktuar, ka një histori pozitive. Reforma nuk bëhet me retorikë e presion, bëhet me standarde. Nëse bëhet me emrat asnjëherë nuk ka reformë. Unë jam President i Republikës dhe unë nuk di kur do të ketë vendi Gjykatë Kushtetuese dhe si do të jetë ajo”, deklaroi Presidenti Meta.

Kreu i shteti rezervoi kritika të forta dhe për misionin e huaj, EURALIUS që ka asistuar Parlamentin në bërjen e reformës në drejtësi. “Kam bërë përpjekje të mëdha që gjithçka të bëhet sipas Kushtetutës. Herën e dytë si President, një papërgjegjshmëri totale dhe nga ndërkombëtarët. Kam folur hapur, më takon të hedh shortin, por e dimë se cfarë ka ndodhur dhe hajde të ftojmë institucionet jashtë kamerave për të unifikuar qëndrimin e përbashkët, që të mos kemi debate dhe kontestime. Dhe EURALIUS i çon përgjigje Presidentit se nuk vijmë dot në takim se jemi mision teknik, që do të thotë se ke marrë porosi politike. Je mision dhe të fton Presidenti për Kushtetutën e një vendi, po ky Eurlaius si e jep një vërtetim një kryetari të komisionit të ligjeve për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë", tha Meta duke nxjerr më pas këtë konkulizion për drejtësinë, "Kjo nuk është drejtësi europiane. Këto historikë e peshqve i keni dëgjuar dhe dëgjoni, reforma do të jetë e suksesshme kur të ketë më shumë investime nga SHBA, Britania dhe të tjera”, tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0042569637298584