INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Impianti i gjoksit shkakton kancer. Zyrtare: Në Amerikë u prekën 350 gra, 9 humbën jetën [VIDEO]

Publikuar më: 15:43 22-03-2017

Zyrtarët e shëndetësisë së SHBA-ve konfirmojnë faktin e  tmerrshëm se  impianti i gjirit shkakton kancer. Më shumë se 350 gra kanë rezultuar me këtë sëmundje pas kryerjes se implantit të gjirit, ndërsa 9 prej tyre kanë gjetur vdekjen. Të dhënat shqetësuese janë bërë publike nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave) që është përgjegjëse për mbrojtjen e shëndetit public. Drejtuesit e saj raportuan një ditë më parë se këto gra kanë gjetur vdekjen vetëm në pak kohë, duke nisur që nga 1 shkurt i vitit 2017. Dëshmitë janë të mjaftueshme që studiuesit të pranojnë një lidhje të qartë në mes të implantit të silikonit dhe anaplastikës të shkaktuar nga qelizat e mëdha të Limfomës (ALCL), një kancer i gjakut.  Ky fakt bëhet publik gjashtë vjet pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një lidhje të impiantit me shkaktimin e sëmundjes vdekjeprurëse.  Konfirmimi vjen pasi agjencia federale ka marrë raporte nga 359 femra të cilat pretenduan një lidhje mes implantit të kryer dhe diagnostikimin e tyre me anaplastikë një formë e rrallë e Limfome.

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773