INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Implantohet retina organike tek kafshët, brenda vitit tek njerëzit [Video]

Publikuar më: 16:27 08-03-2017

Një grup studiuesish italianë nga Xhenova ka zhvilluar retinën e parë organike artificiale shumë të përputhshme me funksionet biologjike dhe që nuk shkakton shqetësime. Proteza, e krijuar ka dëshmuar se është në gjendje për të zëvendësuar fotoreceptorët te kafshët që janë mbartës të një mutacioni,  të një prej gjeneve të përfshira në pigmentin e retinës së njeriut. Sipas studiuesve kjo retinë është efektive për 10 muaj - Testet kanë treguar "shërimin" e refleksit të perdes, mprehtësinë vizuale dhe orientimin në mjedisin e udhëhequr nga drita. Efekti i implantimit të retinës artificiale, pa shkaktuar inflamacion të indeve ose degradimin e materialeve që përbëjnë pajisjen, zgjat më pak se një vit. Sipas studiuesve prototipi i zhvilluar prej tyre ka avantazhe në krahasim me dy modele retine artificiale që aktualisht janë në dispozicion, e që funksionojnë bazuar në teknologjinë e silikonit. Testet e para në njerëz do të kryhen brenda këtij viti - Qëllimi i këtij studimi është që të rivendosë pjesërisht shikimin  në pacientët e verbër nga demtimi I Fotoreceptoreve, që ndodh në disa prej sëmundjeve gjenetike në retinë.

Article Logic
Execution time: 0.0037908554077148