Në ditën e katërt të protestës të studentëve, atyre të kryeqytetit ju janë bashkuar dhe ata të rretheve. Me ta u bënë bashkë e prindërit dhe maturantë që vitin e ardhshëm duan të studiojnë me tarifa më të reduktuara dhe me kushte më të mira. Studentët e Elbasani u dukën shumë të vendosur për të vijur protestën deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.
Ndërsa prindërit e studentëve kanë lënë punët dhe kanë protestuar sëbashku me fëmijët e tyre. Ata kanë dhënë mesazhe të rëndësishme për qeverinë.
Me rritjen e revoltës përveç 4 kërkesave kryesore e të bëra të ditura, nga të gjithë studentët si anulimi i VKM për tarifën shtesë për provimet e mbartura, që në fakt nga kjo ministria u tërhoq apo dhe përgjysmimi i tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve të konvikteve dhe ajo që studentët të jenë pjesë e bordit të administrimi, studentët kanë shtuar dhe 10 kërkesa të tjera, ku kërkohët që buxheti të jetë më i lartë dhe që deri në vitin 2020 arsimi të bëhet falas. Gjithashtu të alokohen fonde për kërkim shkencor dhe për doktoraturat.
Ndërsa Rama nga FB ju bëri studentëve ftesë për t’u takuar me ta:
“Unë do të doja të isha sot një studentë protestues. Shkurt fjala, detyra ime është ti dëgjoj shqetësimet e tyre në çdo rast që ata të duan. Kjo zyrë është e imja, po mund të jetë e tyre në çdo rast”.