Edhe pse është hedhur online në viti 2016 fjalori i vetëm shkencor është i epokës komuniste dhe kjo verifikohet nëse bën një kërkim fare të thjeshtë. Ne bëmë një kërkim mbi disa fjalë të veçanta të dy librave fetar Bibël dhe Kuran dhe u befasuam me atë pamë. Tani do tju befasojmë dhe ju!
Madje po paralajmërojmë se me të drejtë do të zemërohen shumë drejtuesit e komuniteteve fetare dhe të gjithë besimtarët!
Bibla sipas këtij fjalori që gjendet lehtë nëse e kërkon në adresen, http://www.fjalori.shkenca.org ka këtë kuptim:
“Dy librat themelorë (Dhiata e vjetër dhe Dhiata e re), prej të cilëve i pari përmban dogma e mite të përbashkëta për fenë e hebrenjve e për fenë e krishterë, ndërsa i dyti përmban, vetëm dogma e mite të fesë së krishterë. Dogmat e biblës.”
Po kështu dhe Kurani: Libër që përmban dogmat e fesë myslimane dhe legjenda të ndryshme mitike.
Suret e kuranit.
Pra këto libra sipas këtij fjalori kanë në përmbajtje dogma, mite dhe legjenda.