INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Indeksi global, infrastruktura në Shqipëri ''copë-copë''[VIDEO]

Publikuar më: 10:46 30-01-2019

Shqipëria ka mangësi serioze të infrastrukturës publike. Indekset globale që masin këtë tregues, kanë gjetur se Shqipërisë i mungon gati 60% e infrastrukturës.

Shqipëria paraqitet si vendi me nevojat më të larta për investime në infrastrukturë se të gjitha vendet e tjera të Ballkanit dhe Europës në tërësi.
Autoritet shqiptare i kanë raportuar Fondit Monetar Ndërkombëtar se hendeku në infrastrukturë do të adresohet nëpërmjet rritjes së investimeve kapitale në rreth 5% të PBB-së çdo vit, projekteve PPP dhe ngritjen e një banke zhvillimi.
Por FMN ka vërejtur se vlerësimi dhe përzgjedhja e projekteve të investimeve vazhdon të jetë e fragmentuar në varësi të burimit të financimit të projektit.
Ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar i kanë rekomanduar Qeverisë Shqiptare të konsolidojë proceset e vendimmarrjes dhe forcimin e investimeve publike.
FMN referoi se qeveria është duke marrë parasysh krijimin e një banke zhvillimi që do të mbështeste investimet publike duke përdorur asetet publike.
Në këtë lëvizje FMN këshillon autoritetet që të marrin parasysh përvojën ndërkombëtare me rreziqet që lidhen me të tilla subjekte, duke përfshirë rreziqet fiskale, financiare dhe qeverisëse.
Po dhe një raport i Bankës Europian për Zhvillim vëren se për periudhën 2018-2022, Shqipëria duhet të investojë çdo vit 1.2 miliardë euro ose rreth 11% të prodhimit kombëtar në projekte publike për të mbyllur hendekun që ka me vendet e zhvilluara. BERZH përllogarit se Shqipëria ka nevojë për 6 miliardë euro investime në pesë vitet e ardhshme për të ndërtuar një infrastrukturë si ajo e vendeve të zhvilluara.

Article Logic
Execution time: 0.0063731670379639