INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Informaliteti po na ''mbyt''/ Ja pse ekonomia shqiptare nuk po ecën

Informaliteti po na ''mbyt''/ Ja pse ekonomia shqiptare nuk po ecën

Publikuar më: 09:48 17-06-2019

Informaliteti në Shqipëri ka prekur 50% të ekonomisë. Kjo shpjegon qartë se përse vendi ynë ka një ekonomi të dobët. Të dhënat kanë dalë nga një studim i Bankës Botërore që ka analizuar ecurinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Rajonin e Ballkanit dhe vlerëson se informaliteti në Shqipëri vijon të mbetet i lartë dhe zë deri gjysmën e ekonomisë.

Raporti thotë se edhe pse Shqipëria ka marrë masa për të ulur informalitetin, fenomeni mbetet ende një sfidë kryesisht për administratën tatimore.
Duke qënë se bizneset informale kanë produktivitet më të ulët se bizneset formale, Banka Botërore sqaron se edhe pse Shqipëria ka miratuar shumë ligje dhe rregulla për të monitoruar abuzimet, zbatimi i tyre mbetet i dobët. Më i theksuar informaliteti është tek forcat e punës.
Kurse konkurrenca nga sektori informal ishte problemi i dytë më i madh për kompanitë shqiptare. Mbi 40% e firmave të anketuara kanë raportuar që konkurrojnë me kompani informale dhe për pasojë pësojnë shumë humbje.
Kjo konkurrencë e pandershme është më e lartë tek bizneset e vogla, pasi 41% e tyre raportojnë se konkurrojnë me bizneset e paregjistruara, krahasuar me 27.8% të firmave të mëdha.
Në shtator 2015, qeveria nisi një fushatë masive kundër informalitetit me kontrolle dhe u aplikuan penalitete. E frika nga ligji detyroi shumë kompani të regjistroheshin dhe të deklaronin dhe punonjësit tek sigurimet. Po me sa duket me kalimin e kohës “frika u fik” dhe informaliteti po “ngre kokë” sërish.

Article Logic
Execution time: 0.0038471221923828